
Analisti Qenan Aliu ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, duke theksuar se Kushtetuta nuk mund të interpretohet sipas vullnetit të pushtetit, por duhet të zbatohet në përputhje me parimet kushtetuese dhe të drejtat e qytetarëve informon Tetovasot.
Në reagimin e tij, Aliu thekson se pushteti zakonisht kërkon të dijë me cilin nen lejohet një veprim, ndërsa qytetarit i intereson të dijë me cilin nen të Kushtetutës i ndalohet një e drejtë apo veprim.
Sipas tij, deputeti Halil Snopçe kishte të drejtë në seancën e djeshme të “Pyetjeve të Deputetëve”, ku u diskutua kjo çështje.
“Z. Kryeministër, mos nxitoni dhe mos u thelloni në çështje që kërkojnë ekspertizë kushtetuese. Kushtetuta dhe të drejtat nuk janë as vullnet i dikujt dhe as projekte hidrocentralesh apo fusha fotovoltaike”, ka shkruar Aliu në reagimin e tij.
Postimi i plotë:
(Me shkas)
z. Kryeministër MICKOSKI, Kushtetuta as duhet të kuptohet e as që të interpretohet sikur mendoni ju. Mendoj se duhet ta keni në dijeni se pushtetit i intereson premisa me çfarë neni është e lejuar diçka NDËRKAQ qytetarit i intereson në fund të fundit ME CILIN NEN TË KUSHTETUTËS ËSHTË E NDALUAR NJË E DREJTË APO VEPRIM?
Andaj, deputeti SNOPÇE ishte në të drejtë, dje në institutin PYETJE DEPUTETI!
z. Kryeministër, mos nxitoni as mos u thelloni në gjërat që kryesisht nuk janë për Ju, Kushtetuta dhe të drejtat nuk janë as vullnet i dikujt e as hidrocentrale apo hapësira voltaike fusha që ju i njihni më mirë .
(q.a)
