27 nëntor 2026, mbushen 20 vite nga triumfi i Fabio Cannavaros në garën për “Topin e Artë”. Ish-mbrojtësi italian e fitoi këtë çmim pas triumfit me Italinë në Kupën e Botës 2006, ku ishte edhe kapiten i axurrëve.

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ai riktheu vëmendjen te kritikat që ka marrë ndër vite për këtë vlerësim. Samuel Eto’o, asokohe te Barcelona, e kishte cilësuar zgjedhjen si “një farsë”.

Cannavaro reagoi me ironi: “A më kanë bezdisur kritikat? Kurrë. Tani qesh me to. Duket sikur është faji im që Maldini, Baresi apo Cubarsí nuk e kanë fituar Topin e Artë”.

Duke folur për jetën pas futbollit, ai tregoi se ka përjetuar kultura të ndryshme dhe ka punuar në Spanjë, botën arabe, Kinë dhe Uzbekistan. “Kam mësuar gjuhë të tjera, kam ndjekur kurse menaxhimi me FIFA-n dhe jam bërë trajner. Nuk e kam humbur kohën”, – tha ai.

Për ndryshimin e karakterit, shtoi: “Jam bërë më i mençur dhe më i hapur. Si trajner kupton se duhet të përshtatesh, sepse idetë e tua nuk janë gjithmonë më të rëndësishmet”.

The post Cannavaro për “Topin e Artë”: Duket sikur është faji im që Maldini dhe Baresi nuk e fituan… appeared first on Telesport.