Katër vite e gjysmë pas largimit nga “Stamford Bridge”, Antonio Rüdiger mund të rikthehet për të veshur fanellën e Chelsea. Raportohet se klubi londinez po shqyrton mundësinë e rikthimit të mbrojtësit gjerman në Premier League, që në merkaton e janarit, duke përfituar nga situata e tij aktuale te Real Madrid.
33-vjeçari ka regjistruar gjithsej 189 paraqitje për ‘Los Blancos’, por së fundmi ka pasur gjithnjë e më pak hapësira nën drejtimin e José Mourinho. Gjermani nuk ka luajtur asnjë minutë në pesë ndeshjet e fundit të La Liga, duke u aktivizuar vetëm në Champions League.
Për më tepër, duke qenë se kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2027, Chelsea mund ta afrojë 33-vjeçarin për një shifër modeste, që në muajin janar. Blutë synojnë rikthimin e një figure kyçe nga triumfi i vitit 2021 në Ligën e Kampionëve, ndërkohë që Rüdiger e njeh shumë mirë ambientin londinez.
Mbrojtësi u largua nga klubi anglez me parametër zero për t’iu bashkuar Real Madrid, pasi palët nuk arritën një marrëveshje për zgjatjen e kontratës. Tashmë, mundësia e një rikthimi në “Stamford Bridge” mund të bëhet realitet, veçanërisht nëse hapësirat e tij nën drejtimin e Mourinho mbeten të kufizuara.
The post Asnjë minutë në 5 ndeshjet e fundit dhe ngroh stolin, mbrojtësi lë Real që në janar dhe rikthehet në Premier appeared first on Telesport.
