Siguria në komunikacion mbetet sfidë e madhe në Maqedoninë e Veriut. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se numri i viktimave në aksidentet rrugore këtë vit është më i vogël krahasuar me vitet e kaluara, ndërsa theksoi se gjatë 35 viteve të fundit vendi ka qenë ndër shtetet me bilancin më të keq në Evropë sa i përket jetëve të humbura në trafik.
“Këtë vit ky numër është shumë më i vogël përfshirë edhe ditën e sotme kemi të humbura sërish shumë jetë njerëzish por më pak se vitet e kaluara, deri më sot kemi humbur 85 jetë njerëzish dhe çdo herë kur flasim për temën trafik rrugorë, për temën siguri, është ajo që duhet ta bëjmë dhe maksimalisht të fokusohemi në atë ballafaqim dhe me të vërtetë nuk mundemi të ikim nga ajo se në 35 vitet e kaluara jemi një nga shtet më të këqija në Evropë kur flasim për jetë të humbura”, tha Pançe Toshkovski.
Në strategjinë për periudhën 2026-2030 janë paraparë disa masa që vetëqeverisja lokale duhet t’i ndërmarrë për përmirësimin e sigurisë në komunikacion, përmes bashkëpunimit ndërinstitucional.
“Me sistemin “Qytet i sigurt”, Maqedonia vërejti një përmirësim domethënës në sigurinë në komunikacion dhe në pjesën e aksidenteve rrugore dhe pasojat nga të njëjtët dhe besoj se sot në këtë konferencë për shtyp jemi gati të bëjmë edhe një hap më të madh sjelljen e zgjidhjeve konkrete në përmirësimin e sistemit të sigurisë në komunikacion”, deklaroi Goran Angrllovski.
Toshovski, ndër të tjera, tha se gjatë luftës së vitit 2001 në Maqedoni ka pasur më pak jetë të humbura sesa numri i jetëve që humbin në aksidentet e trafikut gjatë viteve të tjera.
