“Prezervativi halal më i mirë në botë” – kështu prezantohet një kuti në fotografinë që po qarkullon në rrjetet sociale. Por mbishkrimi nuk është i vetmi detaj që bie në sy: kutia premton aromë frutash dhe thekson se lubrifikanti nuk përmban kazeinë, një proteinë e qumështit.
A është produkt i vërtetë apo imazh i krijuar me AI? Produkte të ngjashme me emrin “Halal Condom” listohen për shitje në internet, madje edhe me aromë frutash. Megjithatë, mbetet e paqartë se nga vjen kjo fotografi dhe nëse është modifikuar apo krijuar me inteligjencë artificiale.

