Protesta e 28 Nëntorit në Tiranë ka degjeneruar në përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të policisë, me situatën që është përshkallëzuar para Kryeministrisë.
Protestuesit kanë hedhur bomba molotov, gurë dhe mjete piroteknike në drejtim të efektivëve të policisë, ndërsa këta të fundit janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë me presion.
Momente dramatike janë regjistruar kur një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është përfshirë nga flakët pas shpërthimit të një molotovi pranë tij. Kolegët e tij kanë ndërhyrë menjëherë, duke arritur të shuajnë flakët dhe ta largojnë nga zona e rrezikut.
Përplasjet janë zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa situata ka qenë tejet e tensionuar edhe pranë godinës së Kryeministrisë.
Protesta është organizuar në 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë, raportimet e mediave flasin edhe për persona të lënduar dhe dëme materiale gjatë përplasjeve.
The post Përshkallëzohet protesta në Tiranë: Hidhen molotovë, efektivi i policisë përfshihet nga flakët! first appeared on .
