Java që sapo u mbyll ka qenë mjaft e mirë për sulmuesin portugez të Milan, Rafael Leao. Ai ishte protagonist si në fitoren 3-0 ndaj Real Madrid ashtu dhe në barazimin 3-3 ndaj Cagliari, ku shënoi dy gola.

Një reagim i mirë i portugezit, që ishte lënë në stol në ndeshjen ndaj Monza një javë më parë. Leago, përmes një emsazhi në rrjetet sociale, ka reaguar për këtë situatë: “Ulje-ngritj e, por e di se çfarë po bëj!

Te Milan presin shumë nga Rafael Leao, pasi aftësitë e tij janë të jashtëzakonshme. Ai kishte kohë pa shënuar dhe trajneri Fonseca shpreson që dy golat ndaj Cagliari ta rikthejnë në yllin e dikurshëm.

The post Rafael Leao rikthehet protagonist te Milan dhe i dërgon tifozëve mesazhin optimist appeared first on Telesport.