Qani Nesimi ka reaguar ndaj akuzave të Selver Xhemailit për borxhe në Myftininë e Tetovë, përcjell TV21. Nesimi thotë se të gjitha faturat që kanë shkuar në Myftini i kanë paguar, por që ka fatura që shkojnë në BFI. Nesimi shton se Shaqiri dhe Xhemaili e kanë bllokuar xhirollogarinë e Myftinisë së Tetovës.

“Ne çdo letër që ka ardhur tek ne, e kemi paguar, por nëse letrat kanë shkuar te Reisim në Riaset dhe kanë shkuar te u.d. tradhtari, ata e kanë të uzurpuar bankën dhe xhirollogarinë e Myftinisë, dhe atëherë le të shkojë përmbaruesi dhe t’i marrë mjetet. Nuk i merr paratë as të u.d. tradhtarit, as të Shaqir Fetahut, i merr paratë e Myftinisë së Tetovës që janë të uzurpuara nga ata të dy”, deklaroi Nesimi.

I pyetur për akuzat e Xhemailit për borxhet personale të Nesimit, ai thotë:

“Ajo më e ulëta e Selverit është, më vjen keq Selver, shumë poshtë ke rënë. Turp të të vijë. I përmend borxhet e mia personale, dhe borxhet e mia kinse unë kërkoj t’i paguajë Myftinia, kjo është e ulët shumë, shumë amorale dhe shumë jonjerëzore”, shtoi Nesimi./tv21.tv