Festat e fundvitit po afrohen, policia nis konfiskimin e mjeteve piroteknike! Kapet tetovari që transportonte fishekzjarrë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se dje rreth orës 16:40, në pikën kufitare “Jazhincë”, në hyrje të vendit tonë, është parandaluar kontrabanda e një ngarkese me mjete piroteknike (fishekzjarre, pushkaliqe, raketa, etj.)

“Përkatësisht, gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve “Touran” me targa të Tetovës, i drejtuar nga Z.S. nga Tetova, në bagazh janë gjetur disa pako me 3312 copë lëndë piroteknike. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzim përkatës”, shtojnë nga MPB./tv21.tv