Emërimi nga Donald Trump i Matt Gaetz si prokuror i përgjithshëm është ndër më të diskutueshëm deri më tani.

Gaetz shihet si një figurë përçarëse nga shumë kolegë republikanë – dhe si përçmues i shtetit të së drejtës nga kundërshtarët demokratë, raporton BBC.

Ai është zgjedhur për t’u bërë zyrtari kryesor i zbatimit të ligjit në Amerikë dhe do të drejtojë të njëjtën degë ekzekutive të qeverisë që kaloi vite duke hetuar vetë kongresmenin.

Gaetz mbështeti Donald Trump pasi mbështetësit e tij sulmuan Kapitolin e SHBA dhe votuan me rreth 150 kolegë republikanë për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.

Emërimi i tij mund të përballet me një betejë për konfirmim në Senat, edhe me shumicën e tij republikane