Presidenti i Kinës, Xi Jinping, i cili ndodhet në Peru për Takimin Jozyrtar të Liderëve të APEK dhe për një vizitë shtetërore, shprehu gatshmërinë për të thelluar bashkëpunimin dypalësh midis dy vendeve.
Presidenti Xi vlerësoi Perunë si një ndër vendet e Amerikës Latine që kanë krijuar më herët marrëdhënie diplomatike me Kinën. Gjithashtu vlerësoi dhe përparimet e lidhjeve dypalëshe në vitet e fundit.
Kreu i Shtetit të Kinës mori pjesë, së bashku me homologen e Perusë Dina Boluarte, në ceremoninë e funksionimin zyrtar të portit Çankait të ndërtuar nga kompanitë kineze. Partneriteti i gjithanshëm strategjik midis dy vendeve, do të çohet përpara me shtimin e bashkëpunimeve.
Xi dhe Boluarte dëgjuan raportet për gjendjen, të mbajtura nga drejtuesit e departamenteve të transportit të të dy vendeve, dhe panë së bashku videon e projektit të portit të Çankait. Përfaqësuesit e palës kineze dhe asaj peruane në port kërkuan leje nga të dy krerët e shtetit për të filluar vënien në funksionim të portit.
Të dy presidentët shpallën përurimin e portit. Presidenti Xi vuri në dukje se në vetëm pak vjet është ndërtuar një port modern, gjë që është emocionuese dhe frymëzuese. Porti i Çankait nuk është vetëm një port i ujërave të thella, por edhe i pari port inteligjent dhe port i gjelbër në Amerikën e Jugut. Ai do të sjellë përfitime të mëdha për Perunë, do të krijojë një numër të madh vendesh pune dhe do të konsolidojë në mënyrë efektive statusin e Perusë si një pikë që lidh tokën dhe detin, Azinë dhe Amerikën Latine.
Në lidhje me Takimin Jozyrtar të Liderëve të APEK, Presidenti u riangazhua për kontribute të reja në ndërtimin e ekonomisë së hapur të Azi-Paqësorit, rritjen e ekonomisë botërore dhe ndërtimin e bashkësisë me fate të përbashkëta rajonale.
Prej dhjetë vitesh radhazi, Kina është partnerja më e madhe tregtare dhe destinacioni nr.1 i eksporteve të Perusë. Të dyja vendet po zgjerojnë bashkëpunim në fushat e mineraleve, atë infrastrukturore etj.
