Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski në mbledhjen e përbashkët mes dy Qeverive, Kosovë-Maqedoni e Veriut, theksoi se bashkëpunimi ekonomik me Kosovën do të jetë mbi gjysmë miliardë euro.
“Gjatë takimit bilateral i përcaktuam me mikun tim të dashur një synim, këtë vit bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliard euro tregti mes dy vendeve tona në vitet që pasojnë bashkëpunimi ekonomik do të jetë akoma më i madh. Kjo do të na sjell benificione për dy shtet tona, dhe jam i bindur se do t’ja dalim në këtë”, tha Mickoski.
