Arben Taravari nga VLEN tha se në mbledhjen e sotme ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës nuk është diskutuar çështja e arrestimit të ish-ushatrëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Taravari për ngjarjet e këtilla fajësoi pushtetin e kaluar në pjesën shqiptare, respektivisht BDI-në me në krye Ali Ahmetin.
-Po ajo që ka çuar pluhur është edhe arrestimi i ish-ushtarëve të UÇK-së, edhe në këtë pikë ka pasur kritika, a u hap në mbledhjen e sotme mes dy qeverive kjo çështje, ky shqetësim i një klase politike por edhe qytetarë, por edhe ish luftëtarëve të UÇK-së?
“Kjo çështje nuk u hap, por në kohën kur në qeveri ka qenë z.Ahmeti janë burgosur pesëfish, gjashtëfish, më shumë ushtarë të UÇK-së, vetëm një rast ka ndodhur këtë periudhë pese mujore sa është qeveria e re, dhe ai ushtar është i liruar dhe sot gjendet në Kosovë fatmirësisht”, theksoi Taravari.
Po pse nuk u hap sot psh, që mos të noddhin arrestime të tilla në të ardhmen?
“Nuk ishte një problem, sepse ai problem u zgjodh. Më shumë, e dini si është, në Maqedoninë e Veriut, 22 vjet të qenarit në pushtet ke instalime në gjykata dhe prokurori, sikur në Kosovë. Z. Kurti është këtu kryeministër, por nuk ka ndihim sikur opozita e Kosovës në gjykatë dhe prokurori, ashtu edhe z. Ahmeti. Edhe mbajtja e ushtarit të UÇK-së në Maqedoni, që ishte në arrest shtëpiak për disa ditë, deri sa u lirua që të kthehet në Kosovë, ishe më shumë si pasojë e prokurorëve të instaluar prej ish pushtetit shqiptar në Maqedoni, respektivisht prej z.Ahmetit”, deklaroi Taravari.
