Jonathan David është i destinuar të largohet nga Lille, por vetëm pasi të përfundojë kontrata e tij, duke shmangur transferimin gjatë sezonit aktual. Kështu bën me dije vetë sulmuesi kanadez, shumë i kërkuar nga disa klube të mëdha europiane, përfshirë Juventusin dhe Interin.
Në një intervistë me “The Athletic”, David shpjegon: “Të kalosh në një ekip në mes të sezonit është gjithmonë e komplikuar. Nuk është si në fillim të një sezoni, kur ke një para-sezon për t’u përshtatur, njohur shokët e skuadrës dhe të gjetur stabilitetin e duhur. Në merkaton e janarit çdo gjë është më kaotike”.
Mes skuadrave të interesuara për të është edhe Barcelona, teksa David nuk e fsheh admirimin e tij për klubin katalanas: “Ka qenë gjithmonë skuadra e ëndrrave të mia, për të kam bërë tifo qysh fëmijë. Kur rritesh duke admiruar një skuadër, ju ëndërroni të luani për të një ditë”.
Së fundi, një reflektim mbi shkathtësinë e tij taktike: “Jam në gjendje të përshtatem me sisteme të ndryshme loje. Kam luajtur edhe me dy sulmues, edhe si sulmues i vetëm. Megjithatë, do të preferoja të kisha lirinë për të lëvizur në fushë, jo të mbërthehesha në një pozicion. Kjo më lejon të çlirohem nga presioni, të krijoj hapësira dhe të bëj ndryshimin”.
The post Jonathan David paralajmëron klubet italiane: Barcelona është ekipi im i ëndrrave appeared first on Telesport.
