Bodrumi i Klinikës së Fëmijëve në Shkup është shndërruar në hapësirë ku ruhen gjësendet e vjetra. Goma të veturave, karrige të vjetra e shumëçka tjetër kishte në këtë pjesë të spitalit. U.d. drejtori i Klinikës, Rexhep Memedi tha se duhet ndjekur procedurë ligjore për pastrimin e kësaj hapësire që siç bëri të ditur, ka filluar procedurat qe shumë shpejtë do të fillojë procedura e tenderimit që një kompani e specializuar të merret me pastrimin e saj.
Memedi tha se, shpreson që deri në fund të vitit të zgjidhet ky problem.
