
Komisioni Rregullator për Energjetikës, (KRRE) se solli vendime, me të cilat rregullohen çmimet e shërbimeve të operatorëve të rrjetit (monopolët natyrorë) të transmetimit dhe të shpërndarjes së energjisë elektrike për përdoruesit e sistemeve. Kështu që sipas vendimit të KRRE-së rryma në vendin tonë nuk do të rritet më shumë se 1 për qind dhe nuk do të ketë tarifë të lirë shtesë.
“Procedura e formimit të çmimit përfundimtar për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël, i cili do të hyjë në fuqi nga data 1 janar, praktikisht është ndarë në dy pjesë përbërëse: njërin, të cilin e rregullojmë ne – në pjesën e shërbimeve të ushtruesve të veprimtarive energjetike të transmetimit dhe të shpërndarjes së energjisë elektrike dhe pjesa e dytë është çmimi i produktit – energjia elektrike. Sot e kemi paraqitur segmentin tonë, elementet, të cilat përbëjnë rreth 38 % të çmimit përfundimtar. Elementi i dytë i çmimit është sasia, të cilët EMV-ja e ofroi të enjten e kaluar për Furnizuesin Universal, i cili është 62 euro për MWh për mbulimin e 100 % të sasive të përgjithshme të planifikuara. Tani vijon faza finale, e cila do të zhvillohet nën mbikëqyrjen tonë të plotë. Furnizuesi Universal – EVN HOME do ta përllogarisë çmimin final të energjisë elektrike në përputhje me Metodologjinë e përcaktuar nga ne dhe do t’ia dërgojë KRRE-së. Ne do ta kontrollojmë tërë procesin, respektivisht nëse Sistemi Tarifor me Metodologjinë janë zbatuar përkatësisht dhe nëse nuk ka ndodhur kjo – do ta kthejmë për rregullim. Dhe pastaj do t’i publikojmë çmimet,“ deklaroi Marko Bislimoski, kryetari i KRRE-së.
