Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka zhvilluar takim me udhëheqësit e rinj të Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) në Tetovë, transmeton TV21.
Siç bëhet e ditur, në takim u diskutuan një sërë çështjesh prioritare, përfshirë rregullimin e trafikut dhe kaosit në qytet, me theks në lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme për parkim, eliminimin e parkingjeve të dyfishta dhe ndalimin e parkimeve në vendet ku ka stacione autobusi apo pranë kontenjerëve të mbeturinave. Po ashtu, u shqyrtua gjetja e zgjidhjeve për pikat kritike të trafikut, ku shpesh krijohen bllokime dhe vonesa, duke u fokusuar në riorganizimin e bulevardeve dhe rrugëve kryesore.
Një vendim i rëndësishëm edhe për mjetet pirotenike.
“Një tjetër temë e rëndësishme ishte rritja e sigurisë në shkollat fillore dhe të mesme përmes masave shtesë mbikëqyrjeje dhe koordinimi. Për fund, u vendos që të merren masa parandaluese ndaj përdorimit të mjeteve piroteknike, për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për qytetarët në periudhën festive të fundvitit”, thuhet më tej në kumtesën e Komunës së Tetovës.
