Rikuperimi i ndeshjes mes Valencias dhe Real Madridit, e shtyrë pak javë më parë pas përmbytjeve të rënda që goditën qytetin dhe një pjesë të madhe të rajonit, është e destinuar të krijojë një rast polemik!

Siç raporton gazeta spanjolle AS, data e zgjedhur e 2 janarit nuk është e mundur për sa i përket rregulloreve. Në fakt, sipas marrëveshjes kolektive të futbollistëve në Spanjë, lojtarët janë zyrtarisht me pushime në atë datë dhe para një përjashtimi është i nevojshëm pëlqimi i sindikatës AFE, e cila megjithatë ende nuk ka shprehur mendimin e saj për këtë çështje.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar pak më shumë se një vit më parë mes sindikatës së lojtarëve AFE dhe La Ligës, asnjë ndeshje futbolli profesionist nuk do të mund të luhet në Spanjë nga 23 dhjetori deri më 2 janar. Dhe megjithëse data u nda nga La Liga dhe dy klubet, Valencia dhe Real Madridi, shoqata e futbollistëve duhet të japë dritën jeshile të fundit.

Megjithatë, në të kaluarën, AFE ka dëshmuar gjithmonë të jetë mjaft fleksibël. Por këtë herë drita jeshile nuk ka ardhur ende, duke krijuar një siklet të konsiderueshëm për La Ligan dhe Federatën Spanjolle të Futbollit. Në fakt, sindikata po dëgjon lojtarët e Valencias dhe Real Madridit për të kuptuar qëndrimin e tyre në lidhje me faktin se duhet të luajnë në një periudhë pushimi.

Më tej, në rast të një përgjigjeje negative, do të lindte një problem serioz për La Ligan dhe Federatën Spanjolle të Futbollit, duke qenë se kalendari ka shumë pak hapesira te lira për rikuperimin e kësaj ndeshje, me Real Madridin që tashmë do te mungoje ne një ndeshje kampionati në dhjetor për shkak të Kupës Ndërkontinentale (Kupa e Botës për Klube klasike e cila është zëvendësuar në emër me kompeticionin e ri të kërkuar nga Infantino që do të luhet në verë në SHBA).

Pa harruar që Blancos e Carlo Ancelottit do të jene te zënë në Arabinë Saudite në fillim të janarit për Superkupën e Spanjës dhe në mes, më 4 ose 5 janar, Real Madrid do të jetë ende në fushë për javen e 32-të të Kupës se Mbretit.

The post Kaos në Spanjë për rikuperimin e ndeshjes Valencia-Real Madrid! Futbollistët ndodhen me pushime në atë datë dhe… appeared first on Telesport.