Conte pëson një humbje të thellë 3-1 në Romë ndaj Lazios në kuadër të Kupës së Italisë dhe eliminohet nga kompeticioni i parë këtë sezon, duke dalë me “kocka të thyera” në përballjen me kolegun e tij Baroni, që falë hat-trickut të lojtarit që donte dhe mori nga Verona (e kishte stërvitur aty) fiton 3-1 dhe madje mund të ishte më e thellë nëse Zaçagni nuk do të kishte gabuar penallti në pjesën e parë.
Një ndeshje perfekte dhe cinike kundër një Napoli që hasi shumë vështirësi ndaj shpejtësisë dhe presingut lacial. Edhe pse Simone dha shkëndijat duke barazuar në pjesën e parë, dy golat e tjerë hodhën në gjunjë ekipin e Contes, që tashmë në fundjavë do të ketë një tjetër “raund” hakmarrje ndaj Lazios, për sfidën e kampionatit, por në “Diego Armando Maradona Stadium”.
Hysaj është rikthyer në formacion pas plot 3 muaj e gjysmë, pasi në gusht kishte luajtur ndeshjen e fundit, 8 minuta ndaj Milanit. Shkodrani nuk luante titullar prej majit të shkuar. Ai ka zhvilluar një super ndeshje dhe madje ishte nismëtar i golit të parë lacial dhe gjithashtu mori pjesë te goditja e këndit që solli golin e dytë. Ai luajti të gjithë ndeshjen duke u ndëshkuar me të verdhë në fund.
The post Lazio shkatërron Napolin me super Noslin, Conte eliminohet nga Kupa. Rishfaqet Hysaj, sonte i jashtëzakonshëm (VIDEO) appeared first on Telesport.
