Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në rrjetet sociale ka bërë të ditur se me Buxhetin e viti 2025, 164 mijë persona me aftësi të kufizuara do të kenë mbështetje financiare. Rama shkruan se programi i Mbrojtjes Sociale synon të përmirësojë cilësinë e jetës për përsonat me aftësi të kufizuara.
“164 mijë persona me aftësi të kufizuara në Shqipëri do të kenë mbështetje në Buxhetin 2025.
Programi i Mbrojtjes Sociale synon të përmirësojë cilësinë e jetës për këta qytetarë, duke u ofruar jo vetëm ndihmë ekonomike, por edhe mbështetje për përfshirjen sociale dhe akses në shërbime të specializuara
Punojmë për një Shqipëri me më shumë dinjitet e humanizëm”, ka shkruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
