Pep Guardiola ka ende plane ambicioze për punën e tij te Manchester City. Ai po ndjek një prej lojtarëve më të talentuar të Argjentinës.
Bëhet fjalë për Claudio Echeverri, i cili pritet që të nisë stërvitjet me ekipin e parë të Manchester City që në janar – edhe pse pritej që ta fillonte aventurën më 1 korrik.
Guardiola e ka bindur talentin 18-vjeçar, i cili konsiderohet si Messi i ardhshëm nga mediat ndërkombëtare. Duke qenë se City nuk i ka në formë yjet De Bruyne dhe Foden, ky djalosh mund të jetë një ndihmë për pjesën e dytë të sezonit.
The post Guardiola ka bindur atë që quhet Messi i ri! 18-vjeçari argjentinas, gati të hedhë firmën më 1 janar appeared first on Telesport.
