Thiago Motta ka folur përpara gazetarëve një ditë para ndeshjes së madhe europiane të Juventusit të tij me Manchester City në Champions League.

“Nuk do ta them kurrë këtë se fajin e kanë dëmtimet. Çdo skuadër kalon momentin e veta të mira ose të vështira. Ne i kemi trajtuar situatat në mënyrën e duhur, duke punuar dhe duke qenë ekip. Kemi potencial për t’u përmirësuar shumë”.

“Haaland dhe Vlahovic ngjajnë? Po flasim për dy sulmues të mëdhenj. Nuk më pëlqen të bëj krahasime. Jam i kënaqur me atë që po bën Dusan.”

“Është një ndeshje me dy klube të mëdha që duan të fitojnë. Ne duhet të japim gjithçka në fushë për të konkurruar kundër një klubi të madh si City”.

The post Ndeshja me Manchester City, flet Thiago Motta: “Nuk ankohem për dëmtimet. Haaland-Vlahovic? Mos i krahasoni!” appeared first on Telesport.