Onana i Manchester United e “katranos” sërish! Sonte, në Çeki, transferta e Europa League për Manchester United, ndaj Viktoria Plzen, ka nisur jo edhe aq mirë në pjesën e dytë, pas një pjese të parë pa gola (0-0).

Sapo kanë kaluar 3 minuta nga starti i pjesës së dytë, portieri ka bërë një dhuratë te kundërshtari që më pas ka ardhur direkt goli i Matej Vydra…

GOLI I PLZEN – VIDEO

Për portierin nuk është absolutisht hera e parë. Ai ka pasur topin e thjeshtë për ta luajtur por ka pritur dhe e ka mbajtur duke e falur më pas te kundërshtari. Sic duket, me këto ritme dhe gafa, Onana në verë do të dalë në shitje.

The post Onana vazhdon të mbetet “mbret i gafave”, Amorim i tërbuar! Shikoni çfarë bëri sonte (VIDEO) appeared first on Telesport.