Për ish-ambasadorin Lubomir Fërçkovski, ka indice serioze për keqpërdorim të mjeteve publike buxhetore, thotë ministri për punë të jashtme dhe tregti, Timço Mucunski. Sipas tij indicet tregojnë se dëmi është gjashtëshifrorë në euro. Është zbatuar edhe procedurë e brendshme në MPJ. Gjithçka që kanë do t’i dorëzojnë tek institucionet relevante gjyqësore.

“Nuk do të mundja konkretisht të them sa është shuma për momentin, jap informacione të caktuara që mund t’i ndaj në këtë fazë për shkak se procedura po vijon. Për shkak se u përmend edhe termi padi… edhe pala tjetër do të ketë të drejtë që të ketë procedurë të tillë të propozojë argumentet e veta dhe provat. Atë që unë e pash është për gjendje dhe fakte të caktuara të dukshme”, u shpreh Timço Mucunski, ministër i Punëve të Jashtme.

U munduam që të marrim qëndrim edhe nga pala tjetër, përkatësisht nga ish ambasadori Fërçkovski, por pa sukses. Nuk u përgjigj as në pyetjet e dërguara me SMS.

Përndryshe Fërçkovski në formë të shkruar dorëzoi dorëheqje deri te presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova në gusht të këtij viti. Në fillim të korrikut është thirrur në konsultim nga ana e ministrit Mucunski, për shkak të informacioneve për parregullsi financiare. Mes parregullsive të ambasadorit, siç thuhet, ka pasur edhe mungesë të evidentimit për paratë që i ka fituar Maqedonia nga trashëgimi i pronave të ish-Jugosllavisë, përkatësisht nga shitja e vilës së Titos, prej të cilës pjesa e Maqedonisë prej rreth 4 milionë dollarë. Fërçkovski atëherë në reagim publikoi dokumente për pagesën në llogarinë buxhetore të Maqedonisë prej 3 960 000 dollarëve, për çka thotë se shërbimet e MPJ-së në kohë i kanë pasur në shqyrtim.

MPJ atëherë akuzoi edhe për blerjen e parregullt të biletave të avionit për nevojat e ambasadorit dhe shprehu dyshime nëse paratë janë shpenzuar në përputhje me rregulloren e Ministrisë. Për këtë, atëherë pati përgjigje se vërejtja ka qenë mizore dhe e turpshme, për shkak se Fërçkovski ka pasur intervenim urgjent mjekësor në Maqedoni dhe ka qenë në varrimin e vëllait të tij. Duke pasur parasysh se e gjithë kjo ka ndodhur papritur, ka qenë i obliguar që përkohësisht të shfrytëzojë mjete nga misioni për biletë avioni, të cilat më pas i ka kompensuar nga mjetet private.