11 persona janë privuar nga liria në Shkup për shkak se u ishte gjetur drogë
“Më 16/17.06.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i kanë privuar nga liria E.R. (21), A.J. (37), M.N. (29), M.R. (23), R.S. (44), I.O. (24), të gjithë nga Shkupi, A.B. (19) nga fsh. Sopishtë (rrethina e Shkupit), A.B. (43), R.Sh. (48) dhe A.N. (42), të gjithë nga fsh. Katllanovë (rrethina e Shkupit), si dhe K.A. (41) nga fsh. Çellopek (rrethina e Tetovës)”, thanë nga MPB.
Gjatë kontrolleve, te personat e ndaluar janë gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore e bardhë, një substancë e ngurtë e bardhë dhe marihuanë.
Nga MPB bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave do të ngriten parashtresa përkatëse./Alsat.mk.

The post 11 persona privohen nga liria në Shkup, u gjendet drogë appeared first on Alsat.