Shtetet e Bashkuara të Amerikës kujtojnë sulmin terrorist të 11 shtatorit të vitit 2001, kur katër avionë me pasagjerë u rrëmbyen dhe i përplasën në dy kullat në Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork. Ndërtesat morën flakë, duke bllokuar njerëzit në katet e sipërme dhe duke përfshirë të gjithë qytetin me tym të dendur. Në më pak se dy orë, të dy kullat 110-katëshe u shembën.

Më pas, një aeroplan i tretë shkatërroi krahun perëndimor të Pentagonit, selinë e madhe të ushtrisë amerikane pranë Uashingtonit. Një avion i katërt u rrëzua në një fushë në Pensilvani. 2.977 persona humbën jetë, bashkë me 19 rrëmbyesit.

The post 11 Shtatori, 25 vjet nga sulmet që tronditën botën: 2.977 viktima në tragjedinë e Amerikës appeared first on Alsat.