Në ambientet historike të Kurshumli Anit në Shkup është hapur ekspozita e fotografit të njohur turk me prejardhje nga Shkupi, Engin Uzun, e titulluar “Bëhu dëshmitar”. Kjo ngjarje, e organizuar nën patronazhin e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, shënon 30-vjetorin e karrierës së pasur të artistit. Përtej vlerave të larta kulturore, ekspozita solli edhe momente plot emocion, ku fotografi Uzun, i cili po përballet me një sëmundje të rëndë, e cilësoi këtë ngjarje në vendlindjen e të atit si një kompensim shpirtëror për shëndetin e tij. Pjesa më e madhe e stilit të tij dokumentar lidhet me udhëtimet nëpër vende të përfshira nga krizat dhe varfëria anembanë botës, duke dokumentuar dramën, tragjedinë, por edhe shpresën e njerëzve të thjeshtë. Ekspozita e fotografit Engin Uzun do të jetë e hapur për vizitorët deri më 21 korrik.

“Shkupi është vendi ku gjej më së shumti qetësi shpirtërore pas Mekës dhe Medinës në rruzullin tokësor sepe është vendlindja e babait tim. Është një qytet me të cilin jam i ndërlidhur shpirtërisht. Sot do e kemi mundësinë të gjithë të dëshmojmë në rrugëtimin tim tre dekadësh, fotografi që I kam shkrepur gjatë kësaj kariere 30 vjeçare, është një përzgjedhje e shkëlqyer. Unë jam I sëmurë, kam kancer në pankreas, në fazën e tretë dhe kam patjetër të them që jeta ishte e tillë. I madhi Zot ju jep diçka, ju merr diçka por e kompenzon atë me një gjë tjetër. Kjo ngjarje e sotme mund të them që është  një kompenzim për shëndetin tim të dëmtuar”. /Alsat.mk

The post 30 vjet karrierë: Engin Uzun, fotografi turk me prejardhje nga Shkupi appeared first on Alsat.