Në repartin e fëmijëve në Gostivar në 24 orët e fundit janë paraqitur 65 pacientë të vegjël, ndërsa në repartin infektiv kanë kërkuar ndihmë gjithsej 111 persona. Edhe pse numri i pacientëve që paraqiten në qendra shëndetësore është i lartë, epidemiologia e Qendrës për shëndet publik Zorica Zafiroska vlerëson se gjendja po përmirësohet.
“Pra, gjatë 24 orëve të fundit, numri ka filluar të ulet. Në Infektivë të Gostivarit, gjatë 24 orëve të fundit, 111 pacientë të tjerë kanë kërkuar ndihmë dhe 26 pacientë kanë ardhur për vizita kontrolli. Në Qendrën e Em ergjencës në Gostivar janë raportuar 7 raste të reja, ndërsa në Departamentin e Pediatrisë në Gostivar janë raportuar 65 pacientë të rinj. Ndryshe nga dje, numri po fillon të ulet”, u shpreh Zorica Zafiroska – epidemiologe QSHP- Gostivar.
Me urdhër të prokurorit publik, Instituti i Shëndetit Publik ka analizuar mostrat e ujit nga kanali i hapur. Rezultatet tregojnë se uji është jashtëzakonisht i ndotur dhe i papërdorshëm, për shkak të pranisë së 2.419,6 cfu/100 ml baktere koliforme, ndërsa kufiri maksimal i lejuar është 50 cfu/100 ml.
“Në mostrat e marra nga burimi i kapur është konstatuar numër i rritur i kolonive bakteriale aerobe mezofile, si dhe prani e 39 cfu/100 ml baktere koliforme, ndonëse sipas standardeve të referencës ato duhet të jenë 0 cfu/100 ml”, thonë ngaProkuroria.
Në Gostivar është shpallur epidemi e gastroenteritit në territorin e Komunës. Situata epidemiologjike po monitorohet rregullisht thonë nga Qendra e Shëndetit Publik Kjo do të thotë se po kryhen hetime epidemiologjike dhe po merren materiale për analiza, përfshirë koprokulturat.
