Pas rikonstruimit të Qeverisë, VLEN mori ministrinë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, ministri që më parë udhëhiqej nga Ivan Stoilkoviç e tani drejtimin e saj do ta merr Agon Ferati.
Agon Ferati është një profesionist i orientuar drejt rezultateve me përvojë të gjerë në menaxhimin e projekteve, politikat publike, qeverisjen e mirë, integrimin evropian dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Ai është alumn i Programit të Shkëmbimit të Këshillit Amerikan të Liderëve të Rinj Politikë (ACYPL) dhe ka ndjekur trajnime të avancuara profesionale në Institutin Robert Schuman, Universitetin Lund, Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS).
Kujtojmë se, përveç ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, VLEN mori edhe Drejtësinë dhe Kulturën dhe do të vazhdojë të ketë zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrinë për Çështje Evropiane, ministrinë e Ekonomisë dhe Punës, si dhe ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. VLEN la Shëndetësinë dhe Politikën Sociale.
