
Më 10.09.2025, në orën 14:40, në SPB Tetovë është raportuar se në autostradën Shkup-Tetovë, afër fshatit Zhelinë të Tetovës, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti pasagjerësh “Volkswagen Touareg” me tabela regjistrimi të Ohrit, drejtuar nga B.B. (38) nga Ohri, dhe një automjeti pasagjerësh “Opel Corsa” me tabela regjistrimi të Shkupit, drejtuar nga R.B. (78) nga Shkupi.
Në aksident, udhëtarja nga automjeti ,,Opel”, L.B. (75) nga Shkupi, ka pësuar lëndime të rënda trupore, konfirmuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Një ekip hetimor nga SPB Tetovë ka kryer kqyrjen e vendit të ngjarjes.
