Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në unazën e Shkupit, ku si pasojë është vështirësuar ndjeshëm lëvizja e automjeteve.
Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, shihet se në këtë aksident janë përfshirë të paktën dy automjete, të cilat kanë pësuar dëme materiale. Pjesëmarrësit në aksident ndodhen në vendngjarje dhe janë në pritje të ekipeve policore për të kryer ekspertizën e nevojshme.
Për momentin, qarkullimi në këtë aks rrugor po zhvillohet me vështirësi të mëdha, duke shkaktuar kolona të gjata. Shoferëve u sugjerohet kujdes i shtuar deri në lirimin e plotë të rrugës pas përfundimit të këqyrjes nga organet kompetente.
