Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në mes të dy veturave që ka ndodhur këtë të martë në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, konkretisht në fshatin Debërllukë.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi rajonal i Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti.
Sipas tij, aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00, ku përpos të tjerash janë shkaktuar edhe dëme materiale.
“Aksident trafiku me lëndime, shkaktuar rreth orës 12:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Deberllukë, në aksident janë përfshirë dy vetura civile, ku përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar katër (4) persona”, ka thënë Zahiti