Kreu i të Majtës dhe deputeti Dimitar Apasiev dorëzoi interpelancë për kreun e kuvendit Afrim Gashi. Apasiev tha se interpelancën e dorëzon për një sërë shkeljesh që sipas tij i ka bërë Gashi. Ndër to përmendi incidentin në aeroportin e Shkupit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Baza e dytë mbi të cilën ne e parashtrojmë interpelancën është shkelja e rregullave diplomatike për sigurimin e personave VIP, dhe ky është rasti aktual kur shefi i sigurimit të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë ka marrë pjesë praktikisht në një skandal diplomatik ndërkombëtar. Aeroporti i Shkupit dhe kryeparlamentari Gashi pranoi publikisht se ai personalisht ka dhënë urdhër për ndërhyrjen e tij në një zonë të ndaluar”, tha Dimitar Apasiev.