Gjatë ditës së djeshme, në Gradec të Gostivarit ka ndodhur një aksident gjatë punimeve ndërtimore, ku ka humbur jetën I.A. (48) nga Tetova. Sipas policisë, gjatë zhbllokimit të një kablloje të kranit është thyer një pjesë metalike që e ka goditur në kokë.

“Më 21.04.2026, rreth orës 17:00, në Stacionin Policor në Gallatë është raportuar një aksident fatal në fshatin Gradec të Gostivarit, gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore në një shtëpi private. Sipas njoftimit policor, gjatë përpjekjes për të zhbllokuar një kabllo të kranit, është thyer një pjesë metalike e konstruksionit, e cila ka goditur në kokë I.A. (48) nga Tetova. Viktima ka ndërruar jetë në vend, ndërsa vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë. Në vendngjarje kanë kryer këqyrje prokurori publik dhe ekipi i DPB Gostivar. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.