Gjatë ditës së djeshme, një 67-vjeçar nga Gostivari ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht gjatë punës si korrier i postës së shpejtë, përcjell TV21. Sipas tij, kjo ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje për kohën e dërgesës.
“Më 21.04.2026 në ora 10:40 në Stacionin Policor të Gostivarit, Z.Z.(67) nga Gostivari ka denoncuar se është sulmuar fizikisht derisa po kryente detyrat e punës si korrier në postë të shpejtë. Sipas denoncimit, në rrugën “18 Nëntori”, pas një zënke paraprake rreth kohës së dërgesës, ai është sulmuar fizikisht nga D.K. nga Gostivari. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB-Tetovë.
