VMRO-DPMNE-ja nëpërmjet një kumtese dërguar në media, ka adresuar kritika deri te BDI dhe e ka akuzuar se do të japë përgjegjësi për “krimin urbanistik në 7 vitet e kaluara”, transmeton TV21.
Kanë përmendur edhe emra të funksionarëve të kësaj partie dhe të të afërmve të tyre.
“BDI është në panik sepse dhëndri i Ahmetit, familja e Musa Xhaferit, bijtë e funksionarëve të tyre të mëhershëm dhe Pucko Petrol nuk do të mund të ndërtojnë ku do të munden.
Kur BDI-ja flet për mafinë urbane, a harron në dhëndrin e Ahmetit, familjen e Musa Xhaferit dhe Pucko Petrolin?
7 vjet BDI e mban mafinë urbane. Nuk ka firmë që ndërton, dhe nuk është e lidhur në një farë forme me BDI-në.
7 vjet BDI ka bërë kaos ndërtimi në Shkup dhe në gjithë shtetin.
BDI është në panik sepse oligarkët e saj, si dhëndri i Ahmetit, familja e Musa Xhaferit, bijtë e ish funksionarëve të tyre dhe Pucko Petrol nuk do të mund të jehojnë siç kanë paramenduar.
Nuk do të ketë më ndërtime ilegale në Malin Sharr, aq më pak në vende të tjera.
Kurse kur jemi te mafia urbane, nuk do të mund Artan Grubi të dakordojë ndërtues të rrugëve”, qëndron në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
Nga atje shtojnë se BDI do të bartë përgjegjësi për këto që përmenden.