Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe publikoi disa dokumente duke njoftuar se uji ka rezultuar i dëmshëm edhe në spitalin e mushkërive në Leshkë të Tetovës. Sipas Filipçes, analizat e kryera nga Qendra e Shëndetit Publik në Tetovë ka treguar se parametrat e baktereve koliforme janë në nivele mbi të lejuarën. Filipçe akuzoi se papërgjegjësia e tillë e pushtetit në mënyrë të drejtpërdrejt rrezikon shëndetin e qytetarëve, ndërsa kërkoi reagim të menjëhershëm të institucioneve përkatëse

Raporti i analizës së sigurisë së ujit është shembull i marrë nga spitali për sëmundje të mushkërive në Leshkë. Data e testimit është më 13 maj. Numri total i baktereve koliforme në 100 mililitra është 51. Shembulli është nga çezma e spitalit ku mjekohen njerëz. 51 baktere koliforme në 100 mililitra ujë. Dhe askush nuk ka reaguar. A e dinë këta njerëz se çfarë bëjnë? Çka është ky menaxhim i këtij institucioni? Cili është qëllimi? Kërkojmë mbikëqyrje të jashtëzakonshme dhe analiza të të gjitha stacioneve furnizuese të ujit në shtet. – Venko Filipçe – Kryetar i LSDM-së. /Alsat.mk

The post Alarm për ujin në Leshkë, Filipçe publikon analiza dhe kërkon hetim appeared first on Alsat.