Me kënaqësi takova sot në Zvicër ekspertë, profesionistë, biznesmenë dhe bashkatdhetarë tanë.

Ishte kënaqësi të dëgjoja për arritjet e tyre dhe kontributin e çmuar që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin në promovimin e vlerave tona kombëtare, në arsim, shkencë, ekonomi dhe biznes.

Bashkëbiseduam për rëndësinë e rrjetëzimit të profesionistëve shqiptarë, transferimin e dijes, përvojës dhe ekspertizës, si dhe mundësitë e investimit në vendlindje.

Mërgata jonë është një pasuri e çmuar kombëtare dhe një potencial i jashtëzakonshëm për zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit tonë.

Krenar me arritjet e bashkatdhetarëve tanë! 🇦🇱

o