Shqipëria ka siguruar një vend në Finalen e Madhe të Eurovision Song Contest 2026. Alis arriti të kualifikohet pas performancës në natën e dytë gjysmëfinale, ku u ngjit në skenën e Wiener Stadthalle me një interpretim mbresëlënës që u prit shumë mirë nga publiku dhe fansat e festivalit.
Me vokalin e fuqishëm dhe paraqitjen plot emocion, artisti shqiptar arriti të rrëmbejë duartrokitje të shumta dhe të sigurojë vazhdimin e garës në natën finale të së shtunës./21Media
