Jan-Karlo Simiç është huazuar nga Anderlehti te “Al Itihad”. Për këtë lëvizje, klubi belg ka fituar 6 milionë euro. Milani ka interes në këtë transferim, që pritet t’u sjellë 4 milionë euro. E gjithë marrëveshja me Anderlehtin do të finalizohet me “Al Itihad”, që duhet të paguajë edhe 15 milionë euro. Ky huazim është me detyrim blerjen në fundin e sezonit.
Dhe Milani e shiti te Anderlehti në verën e kaluar, për të ruajtur edhe 20% të kartonit. Kjo është arsyeja përse “kuqezinjtë” do të fitojnë 4 milionë euro.
20-vjeçari do e ketë eksperiencën e parë në Arabi. Më përpara ka luajtur edhe në Gjermani ku filloi karriera e tij
The post Anderlehti bën shitjen, Milani përfiton miliona euro appeared first on Alsat.
