Eksportet jonaftore të Arabisë Saudite arritën një nivel rekord prej 515 miliardë rialë (137.29 miliardë dollarë) në vitin 2024, njoftoi Agjencia Shtetërore e Lajmeve të Shtunën, përcjell TV21. Mbretëria vazhdon përpjekjet e saj për të diversifikuar ekonominë e saj, larg varësisë nga nafta.

Eksportuesi kryesor i naftës në botë po investon miliarda dollarë për të arritur qëllimin e planit “Vizioni 2030”, i cili përqendrohet në uljen e varësisë nga nafta dhe rritjen e investimeve në infrastrukturë për të nxitur industri si turizmi, sporti dhe prodhimi.