Në vend pritet pjesërisht mot me vranësira dhe jostabil, me reshje të shiut dhe bubullima lokale të kohëpaskohshme, përcjell TV21. Në disa vende, proceset elektrike do të jenë më intensive, në formë të stuhive, me shira të rrëmbyeshëm, me bubullima, erëra të forta dhe kushte për breshër të izoluar. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 4 deri në 10 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 15 deri në 23 gradë Celsius.
Në Shkup, mot pjesërisht i vranët, pasdite pritet mot i paqëndrueshëm në disa pjesë të luginës, me shira të rrëmbyeshëm, bubullima, erëra të forta dhe kushte për breshër të izoluar. Temperatura minimale do të bjerë në 9, ndërsa maksimale do të arrijë në 23 gradë.
Edhe të hënën pritet mot pjesërisht i vranët, më i freskët, me kushte për shi lokal. Nga e marta, moti do të jetë i qëndrueshëm, kryesisht me diell, me temperatura më të ulëta në mëngjes, ndërsa temperaturat e ditës do të rriten gradualisht.
