Kreu i komunës së Likovës, Erkan Arifi ka kritikuar mënyrën se si qeveria ka shpërndarë mjetet financiare për komunat, përcjell TV21. Arifi tha se metodologjia e shpërndarjes së parave për kokë banori është e gabuar.

“Unë mendoj se nuk është në bazë të metodologjisë të përshtatshme, për arsye se psh komuna e Likovës… në bazë të kokë banorit…është plus vetëm për ata banorë të cilët janë rezident, jo edhe për ata që nuk janë rezident. Nuk merret parasysh asnjë element tjetër, psh ne si komunë kemi 244 km2 territor, kufizohemi me komunën e Haraçinës me Republikën e Kosovës, me Republikën e Serbisë, kemi shumë hapësirë, shumë sipërfaqe dhe nevoja për investime është më e madhe se një komunë me 5 km që ka 100.000 banorë, ata marrin 5-6 milionë euro, ne 900.000 euro”, tha Arifi.

I pyetur se si e komenton refuzimin e projekteve nga qeveria për komunat e Sarajit, Tearcës, Strumicës, Arifi tha se është dashur që afati i aplikimit të jetë më i gjatë.

“Është dashur, mendoj se duhet të ketë hapësirë kohore pak më të gjere dhe afati kohor për aplikim dhe për grumbullimin e dokumentacionit teknik të jetë më i gjatë dhe kështu mendoj disa komuna edh e kanë ngecur me apo pa arsye, tash nuk e di, nuk mund të them diçka”, shtoi Arifi./tv21.tv