Janë privuar nga liria 10 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, pesë kanë vozitur pa patentë shoferi (dy të mitur), katër nën ndikimin e alkoolit dhe njëri në drejtim të ndaluar
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e shtetit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 10 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Prej tyre, pesë kanë vozitur pa patentë shoferi ( prej tyre, dy të mitur), katër nën ndikimin e alkoolit, ndërsa njëri ka vozitur në drejtim të ndaluar.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse”, njoftuan nga MPB.
The post Arrestohen 10 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve appeared first on Alsat.
