Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftojnë se ndaj E.L. (27) nga Shkupi është ngritur kallëzim penal, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur kokainë.
“Njësiti për Krime të Rënda dhe Vepra Penale ndaj Trashëgimisë Kulturore pranë Departamentit për Goditjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë më 21.04.2026 drejtuar Prokurorisë Themelore Publike Shkup ngriti kallëzim penal kundër E.L. (27) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” sipas nenit 215 të Kodit Penal. Më 20.04.2026, DGKOR në bashkëveprim me SPB Shkup, rreth orës 22:00 në rr. “Gjorçe Petrov” në Shkup, ndaluan një automjet pasagjerësh “Mercedes” të drejtuar nga një person nga Shkupi, në të cilin si bashkëdrejtues ishte edhe E.L”, njoftuan nga MPB.
The post Arrestohet 27-vjeçari nga Shkupi, i gjenden 29 gramë kokainë appeared first on Alsat.
