I pyetur në lidhje me Arben Fetain, nëse merr pagën e zëvendëskryeministrit dhe nuk shkon në punë, Azir Aliu nuk dha përgjigje duke thënë se nuk ka informacion se kush është në listën e pagave pasi nuk është sekretar i Qeverisë.
Por a ka kërkuar VLEN që Fetai të largohet nga puna? Aziri tha se në këtë periudhë nuk merren me kapacitete jashtë fokusit që e kanë, pasi siç tha, po harxhojnë mjaftë energji për krijimin e një partie moderne ndryshe nga partitë e tjera në Maqedoni.
“Pas 9 majit do të kemi një subjekt politik i cili do të jetë shembull jo vetëm në Maqedoni, por edhe më gjerë”, tha Aliu
