00:06 – Policia e Kosovës: Arrestohet personi i dyshuar për rastin “vrasje e rëndë” ndodhur në Vitomiricë të Pejës

Policia e Kosovës, në mesnatë ka dalë me njoftim dhe ka konfirmuar informacionet paraprake se është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zukajt në Pejë të Kosovës, njofton TV21.

“Pas angazhimeve intensive operative dhe hetimore, si dhe bashkëpunimit me qytetarët, është lokalizuar dhe arrestuar personi i dyshuar, Albert Sylaj, i cili ishte në kërkim lidhur me rastin “vrasje e rëndë” të ndodhur më 25 tetor 2026, në fshatin Vitomiricë të Pejës. Arrestimi është realizuar sonte, rreth orës 23:40, në Deçan, pas veprimeve të ndërmarra nga njësitet përkatëse policore. Policia e Kosovës falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunim e ofruar për lokalizimin e personit të dyshuar. Mbesim të përkushtuar në përmbushjen e detyrave ligjore në bashkëpunim me institucionet kompetente, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit. Për veprimet e mëtejme procedurale do të veprohet në koordinim me organet kompetente të drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

______________________________________________________
23:55 – Arrestohet Albert Syla, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zukajt!

Njësite të shumta policore, në krye me njësitin special FIT, realizuan aksionin për kapjen e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen makabre të Arlinda Zekajt.

Mediat në Kosovë raportojnë se Sylaj ishte lokalizuar në malet e Becit të Gjakovës, nga ku po negocionte dy kushte me policinë, për dorëzimin e tij.

Të njëjtat media njoftojnë se Sylaj tashmë është arrestuar.

Por, si arriti Alberti deri në Bec?

Bëhet e ditur se ai kishte shkuar në Gjakovë për të marrë veturën e motrës së tij, për të realizuar arratinë.

Aty hasi në rezistencë, gjë që i prishi planet.

Motra dhe dhëndrri i tij nuk i bënë zgjidhje, prandaj ai mori rrugën malore, për t’i ikur syrit publik dhe për t’u fshehur.