Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar një banor të fshatit Pobozhje, pasi në automjetin e tij janë gjetur dru, të cilat sipas Policisë, ishin prerë në mënyrë të paligjshme.

“Më 29.07.2025, në ora 19:45 në fshatin Brodec, komuna e Çuçer-Sandevës, rajoni i Shkupit, zyrtarë policorë nga SPB Shkup arrestuan A.K. (63) nga fshati Pobozhje i Shkupit. Gjatë kontrollit të kryer në automjetin “Opel” me targa të Shkupit që ai po drejtonte, u gjetën dru zjarri të prerë pa leje. Drutë u sekuestruan dhe iu dorëzuan Policisë Pyjore, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit do të ngrihet kallëzim përkatës.