Kushtetuesja ka shpjeguar vendimi e saj për emrat e rrugëve në Tetovë. Sipas tyre, Gjykata Kushtetuese katër herë ka kërkuar nga Komuna e Tetovës të dorëzojë dokumentacionin e plotë për vendimin e kontestuar të vitit 2007 për emrat e rrugëve, por Komuna nuk ka dorëzua as pëlqimin, as kërkesën për pëlqim të dërguar në Qeveri, por vetëm Lista e emrave të miratuar në vitin 2006. Po ashtu, Kushtetuesja në tre raste i ka kërkuar Qeverisë të dorëzojë pëlqimin e nevojshëm, por ai nuk është dorëzuar.

“Si pasojë e kësaj, nga shqyrtimi i dokumentacionit të dorëzuar u konstatua se Komuna e Tetovës nuk ka dorëzuar kërkesë në Qeveri për dhënien e pëlqimit të nevojshëm, as akt me të cilin Qeveria ka dhënë pëlqim për Listën, në përputhje me nenin 5 paragrafi 2 të Ligjit për përcaktimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve të tjera infrastrukturore, për shkak të së cilës Gjykata konstatoi se ky kusht ligjor nuk është përmbushur”, thonë nga Gjykata Kushtetuese.

Për këtë reagoi opozitarja BDI, duke e quajtur skandal, që në shtatë raste, institucionet e udhëhequra nga VLEN dhe VMRO-DPMNE nuk kanë ndërmarrë as hapin më elementar për mbrojtjen e emrave shqiptarë të rrugëve dhe shesheve të Tetovës. Kjo, sipas BDI, është papërgjegjësi politike.

“Qytetarët kanë të drejtë të dinë:
-Kush vendosi që Komuna të mos e mbrojë vendimin?
-Kush vendosi që Qeveria të heshtë?
-A ishte kjo paaftësi, neglizhencë apo vendim i vetëdijshëm politik?
Në vend që të mbrojnë një vendim që për dy dekada ka qenë pjesë e identitetit urban të Tetovës, institucionet zgjodhën të mos veprojnë. Pasojat e kësaj mosveprimi sot i paguajnë qytetarët e Tetovës.
Për çështjen e emrat të rrugëve në Tetovë u pyet edhe kryeministri, por tha se nuk komenton vendimet të Kushtetueses. Mendon se vendimi i marrë për çështjen e emrave të rrugëve në Tetovë, nuk është përfundimtar, por vetëm fillimi i një procesi që duhet të rezultojë me vendim. Tregoi edhe për çfarë ka folur me kryetarin e Tetovës kohë më parë për këtë çështje”, thonë nga BDI.

“Me z.Bilall Kasami në të kaluarën kemi folur për emra të rrugëve që janë pa numër ose me numër, që të marrin emra të njerëzve që janë meritorë për Maqedoninë si shtet i pavarur dhe unë qëndroj pas kësaj, sepse nuk do të ishte e bukur që të kishit adresë pa numër ose me numër, më mirë ajo rrugë, ose ndonjë bulevard – edhe pse s’ka të tillë, por ajo rrugë të marrë emrin e një personaliteti që është meritor për Maqedoni të pavarur, demokratike dhe sovrane”, deklaroi kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.

Ditë më parë, Komuna e Tetovës sqaroi se vendimi për riemërtimin e rrugëve nuk ka qenë asnjëherë i plotfuqishëm pasi, siç theksohet, qeveritë e kaluara nuk e kanë kaluar atë në Qeveri dhe për këtë arsye nuk është reflektuar në Kadastër apo Regjistrin Qendror. Komuna vlerëson se hapja e kësaj procedure tani, në një periudhë kur Tetova është pranë finalizimit të procesit të riemërtimit zyrtar të rrugëve, synon të krijojë tensione ndëretnike.