Presidenti i SHBA-së Donald Trump, i cili mbush 80 vjeç më 14 qershor, iu nënshtrua një kontrolli mjekësor në Qendrën Kombëtare Ushtarake Walter Reed në Bethesda, Maryland.

Por, përtej një postimi në Truth nga vetë Trump, ku njoftohej se testet kishin rezultuar shumë të mira, Shtëpia e Bardhë, ndryshe nga vitet e kaluara në raste të ngjashme, nuk publikoi më pas një deklaratë më të detajuar mbi shëndetin e presidentit.

Nga rezultatet e publkuara thuhet se funksioni kardiak, pulmonar dhe neurologjik i presidentit është i mirë dhe se gjendja e tij e përgjithshme fizike është gjithashtu e mirë.

Në muajt e fundit është diskutuar shumë rreth gjendjes shëndetësore – si fizike ashtu edhe mendore të Trump, i cili, në fillim të mandatit të tij të dytë, u bë presidenti më i vjetër në historinë e SHBA-së dhe besohet se nuk ndjek stilin e jetës më të shëndetshëm, veçanërisht për sa i përket dietës (edhe pse nuk pi alkool).

Megjithatë, raporti i Dr. Barbabella duket se shpërndan dyshimet në lidhje me shëndetin e Trump. Sipas mjekut, Trump ka një “moshë të zemrës” që është 14 vjet më e re se mosha e tij kronologjike, dhe ai arriti një rezultat absolutisht normal (me një rezultat prej 30 nga 30) në Vlerësimin Kognitiv të Montrealit, një test që mat shëndetin kognitiv të një pacienti.

Shqetësimi i vetëm i Dr. Barbarellës është pesha e pacientit të tij të shquar, e cila që nga kontrolli i tij i fundit në prill të vitit të kaluar është shtuar me 6.3 kilogramë, duke arritur në 108. Paksa e tepërt, pavarësisht gjatësisë së konsiderueshme të presidentit (190 centimetra). Kolesteroli i tij gjithashtu duhet të monitorohet. Për këtë arsye, mjeku shkruan se i ka rekomanduar Trumpit t’i kushtojë më shumë vëmendje dietës së tij dhe të angazhohet në aktivitet të rregullt fizik.